Aksidentoi për vdekje 72-vjeçarin në Berat, arrestohet 50-vjeçari

schedule21:14 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 21:14 - 25 Dhjetor, 2022

Ka rënë në prangat e policisë personi që aksidentoi për vdekje 72-vjeçarin Idajet Çobo mbrëmjen e djeshme në fshatin Polizhan.

Personi i arrestuar është B. D., 50 vjeç. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

72-vjeçar, që ka qenë duke qarkulluar me biçikletë kur është përplasur nga 500vjeçari, që pasi e aksidentoi, u largua nga vendngjarja

Njoftimi i policisë:

Berat/Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 72-vjeçari, i ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Polizhan.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari, i cili u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat, si rezultat i punës hetimore, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Polizhan, si dhe identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të drejtuesit të automjetit, i cili u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi
B. D., 50 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Poshnje, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas, në aksin rrugor “Berat-Ura e Kuçit”, në afërsi të fshatit Polizhan, duke drejtuar automjetin kamionçinë tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin I. Ç., 72 vjeç, banues në fshatin Polizhan, Dimal, i cili po lëvizte me biçikletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!