Kievi i përgjigjet Putinit: Rusia nuk dëshiron negociata

schedule13:39 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 13:39 - 25 Dhjetor, 2022

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, tha se Vladimir Putin “duhet të kthehet në realitet” pasi udhëheqësi rus pretendoi se Moska ishte gati për negociata.

Është “e qartë” se Rusia “nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë”, shkroi Podolyak në Twitter.

Më herët, Vladimir Putin duke folur  për televizionin shtetëror Rossiya 1, tha:

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata, nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, po ata.”/Abcnews.al/