Shqipërisë ti hapen negociatat në Tetor. Është ky mesazhi që duhet të japë Samiti i Poznan në Poloni sipas Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.
Duke marrë pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Ministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, mbështetëse të Procesit të Berlinit, Cakaj kërkon që vendet pjesëmarrëse të shprehen qartë në mbështetje të hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Ministri në detyrë thotë se platforma zhvillimore e bashkëpunimit rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e zgjerimit të Bashimit Evropian në Ballkanin Perëndimor./ABC News Albania 24/7