Kombëtarja polake bëri një paraqitje dinjitoze në “Katar 2022”, ku arriti deri në fazën e 1/16-ve, ku u eleminua nga Franca e Kylian Mbappe.
Me teknikun Czeslaw Michniewicz, i cili do të largohet në fund të vitit 2022, “shqiponjat e bardha” tashmë duhet të mendojnë për gjetjen e një tekniku të ri dhe emrat e përfolur janë tepër interesant.
Objektivi kryesor i polkëve është ish-trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, i cili dha dorëheqjen nga “djajtë” pas atij eleminimi të hershëm në fazën e grupeve, të “Katar 2022”.
Përveç Martinez, në “radarin” polak kanë përfunduar gjithashtu dhe trajneri i Arabisë Saudite, Herve Renard. Ndërsa, si një opsion i tretë konsiderohet ish-tekniku i Bordeaux në Francë, Vladimir Petkoviç. /i.m /abcnews.al