Duke marrë parasysh rinovimin e afërt të Diogo Dalot me Manchester United, Barcelona vazhdon të shikojë përreth për një mbrojtës të djathtë.
Jo për janarin, sepse gjendja financiare e klubit nuk lejon transferime të mëdha, por për qershorin. Në këtë kuptim, raporton “Sport”, janë dy pista të ndjekura nga klubi katalanas.
Thomas Meunier dhe Benjamin Pavard janë dy lojtarët e preferuar, të dy me kontrata që u skadon në vitin 2024 dhe synojnë të largohen përkatësisht nga Dortmund hde Bayern Munich./ h.ll/abcnews.al