Një çift i ri i është shtuar showbizit shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtaren Elhaida Dani dhe balerinin Ledian Agallijaj. Çiftin mesa duket e bashkuar pasioni për kërcimin, pasi dashuria e tyre ka lindur gjatë provave.
Madje, dyshja e kanë konfirmuar marrëdhënien e tyre përmes një puthje të dhënë publikisht.
“Takimi i parë me Ledianin ishte vërtetë shumë emocionues, po dridhesha”, është shprehur ndër të tjera, Elhaida.
Kujtojmë që këngëtarja ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj. Mirëpo, këtë herë duket se ka bërë një përjashtim dhe i ka ndarë ndjenjat e saj me publikun/abcnews.al