Sulmuesit Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko do të startojnë ndeshjen e radhës të Interit kundër Napolit.
Skuadra e Simone Inzaghit do të përballet me napolitanët më 4 janar. Sulmuesi Lautaro Martinez është lënë pushim pasi luajti në Kupën e Botës, e cila përfundoi me triumf për kombëtaren e Argjentinës, ndërsa Joaquin Correa vazhdon të rikuperohet nga lëndimi. Kështu, sipas Sky Sport, para një ndeshjeje të rëndësishme kundër Napolit, Nerazzurrët do të luajnë me dyshen Lukaku- Dzeko.
Kujtojmë se belgu humbi pjesën më të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi muskulor. /G.D abcnews.al/