Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Serbia nuk do normalizim të marrëdhënieve me Kosovën”, Biserko: Vuçiç tani ka më pak hapësira për të bërë lojëra

schedule18:35 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 18:35 - 23 Dhjetor, 2022

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit Serb të Helsinkit, ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Koosvës në një lidhje me gazetaren Linda Karadaku në emisionin “Ballkan”.

Biserko ka vënë në dukje se Beogradi nuk është i interesuar për marrëdhënie normale me Kosovën, teksa theksoi se Rusia ka ndikim të madh në këtë çështje. Ajo shtoi gjithashtu se tashmë presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka më pak hapësirë për të manovruar, siç ka bërë vitet e fundit.

“Do të thoja që Beogradi nuk është i interesuar për të pasur marrëdhënie normale me Kosovën. Ne duhet të kemi parasysh edhe kontekstin, kemi grupet paramilitare në veri të Kosovës dhe grupet etnike në veri të Kosovës që janë një formë barrikade. Ata përpiqen të ndalojnë çdolloj marrëdhënie me Kosovën. Ky është prioriteti i Rusisë. Vuçiç ishte duke bërë manovra gjatë viteve të fundit, por tani ka më pak hapësirë për të bërë këto lojëra. Ai nuk ka strategji për të sqaruar situatën me Kosovën”, tha Biserko.

“Mendoj se duhet ta ulim ndikimin rus këtu, është ndikim shumë i madh. Ka persona në opozitë dhe pranë Vuçiçit që janë pro-rusë dhe gjatë luftës në Ukrainë mbajnë anën e Rusisë. Çështja është si Perëndimi ka për të adresuar çështjen e Serbisë, në mënyrë që mos të ushtrojë shumë presion, për të mos e humbur Serbinë. Ajo që është duke ndodhur te pjesa Perëndimore është duke ndryshuar në mënyrë të përditshme. Ju mund të shikoni përpjekjet e shteteve të ndryshme të BE që po humbasin durimin me Serbinë dhe thonë se Serbia nuk duhet të lejohet që të jetë pjesë e negociatave. Ne jemi në një situatë kur lidershipi në vendin tonë duhet të marrë një anë.

Ne shikojmë radikalizimin dhe që u japin zë ekstremistëve. Shikojmë persona në fushën e sigurisë që jo vetëm janë pro-rusë, por janë edhe rus. Dhe kjo nuk është një tregues i qartë i qëndrimit të Vuçiç”, shtoi ajo. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!