E pyetur për përballjen në rrjetet sociale mes saj dhe ish deputetes së LSI-së Nora Malaj, Spiropali është shprehur në studion e Mbrëmje në ABC News se me të ka një marrëdhënie të mirë dhe si zyshë e ka bërë që të ndjehet krenare për ish nxënësen.
Milori: Keni patur përballje në rrjetet sociale me Nora Malajn?
Sipiropali: “Unë nuk kam pasur anjë përballje atë kanë patur një përballje me mua. Unë i jam përgjigjur vetëm Presidentit të Republikës. Me të tjerët nuk merrem. Më zyshë Norën kam një marrëdhënie të mirë dhe e di që ia kanë dhënë zyshë Norës për ta shkruar dhe nuk e ka bërë me gjithë zemër, sepse zyshë Nora e di se çfarë nxënësje kam qenë unë tek “Qemal Stafa” dhe besoj se e kam bërë krenare. Ka qenë nëndrejtorëshë e shkollës deri në vitin e dytë, sepse unë kam fituar më pas një bursë për të filluar në një kolegj ndërkombëtar. Por zyshë Nora e di mirë se nga ato kompeticionet, olimpiadat e deri tek konkurset e poezisë më çonte mua si përfaqësuese. Nuk besoj se është zhgënjyer shumë. Por patjetër që Presidenti i Republikës ka një vend të veçantë në zemrat e tyre, kështu që nuk mund ta zëmë atë vend”.
Dy ditë më parë Norala Malaj përmes një statusi në facebook këshillonte ish nxënësen e saj, Elisa Spiropali që mos merrte modelet që e shpërfytyrojnë, por ato që e nderojnë.
Statusi i Nora Malajt
Një këshillë për ish-nxënësen time Elisa!(Spiropali)
Elisa,
si mësuesja jote, që në adoleshencën tende të kam përkrahur dhe promovuar, teksa të dëgjoj të fyesh dhe të dalësh jashtë etikës dhe qytetarisë, veçanërisht figurën e Presidentit të vendit tend, të votuar dhe zgjedhur nga Partia që ti përfaqëson dhe që çdo shqiptar e bënë të ndjehet krenar, më bën të ndihem keq, që më paska ikur mundi dëm. Por, të kujtoj një thënie të mençur të popullit tonë: “Para të madhit e prapa kalit (qoftë edhe ai i Skënderbeut) mos qëndro“!
Kujdes, se gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen. Unë të kam mësuar që fjala është e shenjtë dhe nuk duhet keq përdorur, aq më tepër kur bëhet sharëse e fyese dhe përdoret në gojën e një zonje, nëne dhe ministreje, të bënë të ndjesh dhimbje.
Mos merr modelet që të shpërfytyrojnë, por modelet që të nderojnë.
Jeta është e gjatë, por duhet jetuar me dinjitet, jo me gjuhën e rrugës dhe rrugaçërisë.
Kjo ishte një këshille për ty, pas kësaj maskarade zgjedhore, ku çdo politikan i pozitës dhe opozitës duhet të ndjej përgjegjēsi. /abcnews.al