Nuk mund të mohohet se Zara Tindall është pa dyshim një nga gjakblutë e veshur më mirë. Megjithatë, në paraqitjen e saj të re ajo i ka kaluar të gjitha pritjet. 41-vjeçarja së bashku me bashkëshortin e saj Mike Tindall ishin të ftuar në darkën e Krishtlindjeve të Mbretit Charles dhe gruas mbretërore Camilla në Kështjellën Windsor.
Gruaja gjakblu që bëri diferencën në darkën e Krishtlindjeve të mbretit Charles
Zara është fotografuar duke dalë nga Kalaja dhe ka lënë përshtypje me stilin e saj. Ajo ka zgjedhur të veshë një mini fustan me stampa blu me mëngë dhe dekolte mbresëlënëse të markës ME+ EM, me vlerë 345.00 euro, ideal për një look dimëror. Ajo e ka kompletuar look-un e saj me një pallto të zezë. Flokët e saj i mbante me chignon të ulët, ndërsa grimi ishte në tone natyrale.
Kjo ishte pamja e re e vajzës së Princeshës Anne, pas performancës së saj të fundit në Westminster Abbey në koncertin e Krishtlindjeve të Princeshës së Uellsit, ‘Together At Christmas Carol’./abcnews.al