Ish-lojtarët e Real Madridit, Raul Gonzalez dhe Alvaro Arbeloa do të jenë në garë për trajnerin e skuadrës në vitet e ardhshme.
Për momentin, ish-sulmuesi 45-vjeçar po punon në dopietën me U21,ndërsa ish-mbrojtësi 39-vjeçar është në krye të ekipit të të rinjve. Sipas Marca, puna e Raul dhe Arbeloa në rolet e tyre aktuale vlerësohet shumë nga drejtuesit e Real Madridit dhe të dy shihen tashmë nga klubi si pasardhës të mundshëm të Carlo Ancelottit si trajner i ekipit të parë.
Kontrata aktuale e italianit është deri në fund të sezonit 2023/24. /G.D abcnews.al/