Patrice Evra ka folur për rivalitetin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Ish-mbrojtësi i Manchester United ndau mendimin e tij për përballjen mes këtyre lojtarëve pak para finales së Kupës së Botës 2022 , në të cilën luajtën kombëtaret e Argjentinës dhe Francës.
“Unë nuk mendoj se Messi duhet të fitojë Kupën e Botës për të qenë më i madhi. Ky debat do të vazhdojë gjithmonë. Disa njerëz mendojnë se fitimi i Euros është më i vështirë se fitimi i Kupës së Botës. Duhet të ndalojmë krahasimin.
Unë preferoj Ronaldon për etikën e tij të punës, preferoj Messin sepse më pëlqen talenti i tij. Në këtë shoqëri, gjithçka funksionon kështu: nëse ju pëlqen Ronaldo, atëherë ju e urreni automatikisht Messin, dhe nëse ju pëlqen Messi, atëherë e urren Ronaldon. Secili ka mendimin e tij”, tha Evra për Betfair. /G.D abcnews.al/