EMRAT/ Atentati mafioz në Athinë, kush janë dy shqiptarët që u vranë në mes të lokalit me breshëri plumbash

schedule09:15 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 09:15 - 19 Dhjetor, 2022

Dy viktima dhe një e plagosur është bilanci i atentatit mafioz, që tronditi Athinën mbrëmjen e djeshme, kur një person me kapuç dhe maskë në fytyrë qëlloi me breshëri ndaj dy shqiptarëve 41 dhe 44- vjeç që ishin ulur në lokal.

Ekzekutimi ndodhi në një lokal qendror në Nea Zmirni në Greqi. 41-vjeçari  Kreshnik Çerçizaj ndërroi jetë në vendngjarje pasi u qëllua me dy herë armë zjarri në kokë, ndërsa 44-vjeçari  Armando Organja, ndërroi jetë në spitalin e Kryqit të Kuq në Athinë.

LEXO EDHE: VIDEO/ Plot me klientë, momenti kur autori i maskuar qëllon ndaj shqiptarit në lokalin në Athinë

Mediet greke raportojnë se e plagosura 31 vjeç, e cila punonte në lokalin ku ndodhi atentati është shtruar në spitalin e Kryqit të Kuq.

Ndërsa autori nuk është kapur ende. Policia po punon për kapjen e ti. Dyshohet të jetë me origjinë shqiptare. Pista kryesore që po herton policia është ajo e larjes së hesapeve.

Kush janë viktimat?

Siç raportojnë mediet greke, njëri nga dy viktimat njihej për veprimtarinë e tij lokalet dhe baret e natës. Ai punonte si truprojë në magazinat e natës, ndërsa koordinonte një rrjet banditësh. Nuk ka ende informacione për rrjetin që ai drejtonte.

LEXO EDHE: Vrau dy shqiptarët në mes të kafenesë, autori mbante maskë kirurgjikale dhe kapuç, ngjarja për larje hesapesh

Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç është me precedentë penalë për drogë, armë dhe grabitje. Ndërsa sa i përket shqiptarit tjetër, mediat shkruajnë se ai kishte angazhuar autoritetet për rastet e drogës.

Por çdo gjë tregon se atentati ka të bëjë me larje hesapesh, pasi 41-vjeçari rezulton të jetë persona i implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas burimeve kohët e fundit viktima ndërronte shpesh automjete, herë përdorte makina të shpejta e herë motorë të mëdhenj.

Nga videoja që kanë publikuar mediat greke, autori mban një maskë dhe një kapuç në kokë për të fshehur tiparet e tij. I pa shqetësuar nga klientët e tjerë aty, ai hyn brenda lokalit dhe hap zjarr ndaj shqiptarëve dhe më pas arrin që të largohet në këmbë.

Sipas të dhënave, ekzekutimi ka ndodhur brenda 4 sekondave. Sulmuesi ka qëlluar gjithsej 7 herë. Autori rezulton të jetë një profesionist, pasi mënyra se si e ka kryer ekzekutimin ka qenë e saktë dhe e shënjestruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!