GREQI – Dy shqiptarë u eliminuan në Athinë mbrëmjen e së dielës teksa pinin kafe në një lokal në lagjen “Nea Syrni”. Së fundmi janë publikuar detaje të reja nga ngjarja tragjike që tronditi Athinën.
Viktimat janë një 41-vjeçar dhe një 44-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. Sipas mediave greke, autori i ngjarjes është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Νέα Σμύρνη πριν. Μέσα σε κόσμο. Πάμε πολύ πολύ καλά #νεασμυρνη pic.twitter.com/NOWRMfC1wD
— island (@islandlayer13) December 18, 2022
Ndërkohë sipas mediave greke objektiv i vrasësit ishte pikërisht 41-vjeçari shqiptar që mbeti i vdekur në vend. Mes të tjerash media greke raportojnë se atentatori kishte qenë në lulishten aty pranë lokalit dhe vëzhgonte zonën, por dhe objektivin e tij. Sipas tyre autori i dinte lëvizjet e shqiptarit dhe po e vëzhgonte i fshehur pas një shkurreje, nga e cila doli papritur dhe qëlloi 6 herë ndaj tavolinës ku ishte objektivi i tij.
41-vjeçari mbeti i vdekur me plumb në kokë. Policia greke dyshon se ai ka qenë objektiv i atentatit. Ndërsa shqiptari i dytë, një 44-vjeçar, vdiq më vonë në spital pasi kishte marrë plumb në bark.
E plagosur mbeti edhe një 31-vjeçare, e cila u qëllua aksidentalisht pasi ndodhej në tavolinën pas viktimave.
Mes rrëmujës, autori u largua me vrap nëpër rrugica. Ai ishte i veshur me xhup të zi me kapuç dhe në fytyrë mbante një maskë anti-covid.
Policia greke thotë se i ka pasur të skeduar të dy shqiptarët, njëri prej të cilëve njihej për grabitje, drogë dhe armëmbajtje.
Policia greke dyshon se atentati është larje hesapesh, ndërkohë që po këqyren kamerat e sigurisë si dhe po analizohet e shkuara e dy viktimave.
/abcnews.al/