Lideri i Brazilit dhe sulmuesi i PSG-së, Neymar, ka uruar shokun e tij të skuadrës, Lionel Messi, për fitimin e Kupës së Botës në Katar. Sot, Albiceleste fitoi titullin e Kupës së Botës për herë të 3 në histori.
“Urime vëlla”, ka shkruar shkurt Neymar në rrjetet sociale. Dhe shtoi një foto të Messit së bashku me trofeun e kampionëve të botës.
Neymar dhe Messi kanë luajtur bashkë për një kohë të gjatë në Barcelonë, ndërsa tani janë te PSG. Kombëtarja braziliane, për të cilën luan Neymar, doli në Kupën e Botës në Katar në fazën çerekfinale, duke humbur nga kombëtarja kroate. /G.D abcnews.al/
View this post on Instagram