Mehaj: Ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit

schedule18:42 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 18:42 - 18 Dhjetor, 2022

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj është shprehur se ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit. Ai shton se “janë duke vazhduar me zhvillimin e forcace sipas standareve më të larta të vendeve partnere të NATO-s”.

“Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë. Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA. Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!”, shkruan ai krahas një postimi në Facebook.

Sakaq, kujtojmë që gjatë ditës së sotme, disa serbë protestuan afër pikë kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës. /abcnews.al