Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bombardimet ruse në Ukrainë, 2-vjeçari nxirret i pajetë nga rrënojat e pallatit

schedule17:40 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 17:40 - 17 Dhjetor, 2022

Bombardimet me raketa ruse dhe vdekjet e civilëve duket se nuk kanë fund në Ukrainë.

I tillë është rasti i një fëmije, i cili u gjet sot i pajetë nën rrënojat e një pallati, i cili u shemb pas një bombardimi me raketë dje, 16 dhjetor  në Kryvyi, Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori lokal, Valentyn Reznichenko i rajonit Dnipropetrovsk.



Ai shkroi në Telegram se një i mitur rreth 2 vjeç u nxor i pajetë nga rrënojat e një pallati të shkatërruar nga raketat ruse. Ndërkohë mësohet se në total nga bombardimi i pallatit janë janë vrarë katër persona, ndërsa 13 janë plagosur, mes tyre tre fëmijë.

“Është e vështirë të shkruash për diçka të tillë ”, tha Valentin Reznichenko në një mesazh në Telegram, duke iu referuar sulmit që ndodhi mëngjesin e djeshëm në të cilin vdiqën katër persona dhe u plagosën 13 të tjerë. Në fakt, katër nga të plagosurit, mes tyre edhe një vajzë 7-vjeçare, janë shtruar në spital në gjendje kritike.

Reznichenko tha se goditjet nga forcat ruse nisën gjatë natës, duke dëmtuar linjat e energjisë dhe shtëpitë në qytetet dhe qytezat e Nikopol, Marhanets dhe Chervonohryhorivka, të cilat janë përtej lumit Dnieper nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia i pushtuar nga Rusia.

Sulmi i së premtes, i cili goditi shumë pjesë të Ukrainës qendrore, lindore dhe jugore, përbënte një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit, Kiev, që kur Rusia filloi luftën duke sulmuar Ukrainën 24 shkurt.

Kievi u godit nga rreth 40 raketa të premten, thanë autoritetet, pothuajse të gjitha u kapën nga mbrojtja ajrore. Ekuipazhet e shërbimeve u përpoqën për të rregulluar sistemet e dëmtuara të energjisë dhe ujit.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko raportoi të shtunën se dy të tretat e shtëpive ishin rilidhur me energjinë elektrike dhe të gjitha kishin rifituar aksesin në ujë./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!