Tre persona të një familjeje janë plagosur në Maliq, pasi ka shpërtheyr bombola e gazit në banesën e tyre. R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç kanë marrë djegie trupore dhe ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Burime bëjnë me dije se bombola ka qenë bombol automjeti. Ajo ishte futur në ambientet e brendshme dhe ka pasur rrjedhje gazi. Ndezja e një cigareje ka bërë që ajo të shpërthejë.
“Më datë 17.12.2022, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi. Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al