Rusia ka prezantuar raketën e tij hipersonike Avangard, një kërcënim i ri bërthamor për Perëndimin. Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë armën vdekjeprurëse, e cila mund të godasë objektivat 27 herë më shpejt se shpejtësia e zërit.
Raketa lëshohet jashtë atmosferës së tokës përpara se të godasë ndonjë objektiv në botë në më pak se 30 minuta, ka pohuar Moska.
Ashtu si sistemet e tjera raketore hipersonike ruse, Vladimir Putin pretendon se Perëndimi nuk ka mjete për ta mposhtur atë, ndërsa gjithashtu ka treguar në mënyrë të njëpasnjëshme vendosjen e raketave të reja bërthamore Yars në rajonet Kaluga dhe Tver.
/abcnews.al