Ka mbaruar intervistimi i tre kandidatëve për kreun e SPAK nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur pas vëzhgimit të saj në KLP, ndërsa ka theksuar se mesazhi i SHBA është i drejpërdrejtë “që reforma në Drjetësi të vijohet deri në fund”.
Mes të tjerash Yuri Kim theksoi se arsyeja e saj e vëzhgimit në KLP ishte pikërisht për të treguar rëndësinë e këtij momenti.
Në fund Yuri Kim tha se kandidatët janë të tre shumë të përgatitur, ndërsa theksoi se SHBA do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e saj të Reformës në Drjetësi.
“Është një moment i rëndësishëm për reformën në Drejtësi dhe SPAK. Erdha këtu për të thënë se ky është një moment i rëndësishëm. Çfarë është e rëndësishme për këtë tranzicion është integriteti i procesit. Nuk jam këtu për të thënë kush të votohet. Nuk ka mesazhe sekrete. SHBA është e drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Unë nuk jam person që i bën gjëra të buta. Unë them atë që nënkuptoj dhe përfaqësoj SHBA. Është një instrumet dhe prioritet i SHBA që reforma të zbatohet plotësisht. Është bërë shumë përparim, shumë njerëz meritojnë shumë edhe qeveria e këtij vendi ka merita. Merita i shkon edhe opozitës dhe pjesë tjetër. Merita i shkon edhe të tjerëve edhe mediave apo qytetarëve. Puna e SHBA është që t’ju mbështes. Ju duhet të kërkoni ndryshimin dhe Reformën në Drejtësi. Njerëzit duhet të duan ndryshimin. Se pa njerëzit nuk zgjat ndryshimi. Kudo është e qartë se njerëzit kërkojnë ndryshim është çast i rëndësishëm.” tha Yuri Kim.
/abcnews.al/