Përplasje mes “FBI shqiptare” dhe SPAK-ut, Kondili konfirmon “sherrin” mes Arben Krajës dhe Aida Hajnës

schedule15:10 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 15:10 - 16 Dhjetor, 2022

Edhe pse u krijuan si dy struktura që duhet të luftonin së bashku krimin dhe korrupsionin, duket se ka pasur një përplasje të hapur mes Byros Kombëtare të Hetimit dhe SPAK-ut.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kandidati për kreun e SPAK, Edvin Kondili, i cili theksoi se ka pasur një përplasje mes BKH-së dhe SPAK.

Duke folur para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kondili u shpreh se nëse ai do të ishte drejtues nuk do të lejonte përplasje të tilla. Përplasja sipas Kondillit ka qenë mes drejtuesit të SPAK Arben Kraja dhe asaj të BKH, Aida Hajna.

“Është e vështirë të bëj krahasim ose vlerësime për drejtuesin aktual. Gjatë gjithë kohës që ka ushtruar detyrën, Arben Kraja e ka bërë shumë mirë. Ajo që mund të them është që unë nuk do të kisha asnjë përplasje me drejtuesen e Byros Kombëtare të Hetimit”

“Një pikë të dobët që kam është se unë kam marrëdhënie të mira dhe të thjeshta me të gjithë stafin. Nëse unë do të jem drejtues do më duhet dhe t’i kritikoj që e kam pak të vështirë këtë pjesë” tha Kondili.

/abcnews.al/