Busquets tërhiqet nga kombëtarja spanjolle

schedule13:24 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 13:24 - 16 Dhjetor, 2022

Sergio Busquets ka njoftuar këtë të premte tërheqjen e tij nga skuadra spanjolle dhjetë ditë pas humbjes në çerekfinalet e Kupës së Botës në Katar ndaj Marokut. Në moshën 34-vjeçare, mesfushori i Barçës, me të cilin ka kontratë deri më 30 qershor, ka postuar një deklaratë të plotë në llogarinë e tij në Instagram për të dhënë lajmin dhe për të shpjeguar arsyet.

“Dua të njoftoj se pas gati 15 vitesh e 143 ndeshjesh, ka ardhur koha për t’i dhënë lamtumirën kombëtares. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë shoqëruar në këtë rrugë të gjatë. Nga Vicente del Bosque që më dha mundësinë për të filluar, tek Luis Enrique që më bëri të lumtur deri në sekondën e fundit. Falenderoj gjithashtu Julen Lopetegui, Fernando Hierro dhe Robert Moreno për besimin e tyre, si dhe të gjithë stafin e tyre”, shkruan kapiteni i Barcelonës, duke falënderuar të gjithë ish-trajnerët.

Busquets ka fituar dy Europianë me Spanjën dhe Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në vitin 2010, e para dhe e vetmja për Spanjën deri tani. /abcnews.al