Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK u diskutua në studion e ABC Live me juristin e njohur Jordan Daci, i cili vlerësoi punën e bërë nga drejtuesi i parë i SPAK Arben Kraja dhe thyerjen e mitit të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.
Në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, duke iu referuar standartit të vendosur nga Kraja, jurisiti Jordan Daci u shpreh që ‘si vëzhgues të jashtëm duhet të mirëkuptojmë Krajën dhe të gjithë prokurorët, ku puna filloi me një numër mungesash të prokurorëve, mungonin mekanizmat, nuk ishte Byroja Kombëtare, fillimi i punës së SPAK nuk ishte në nivelin e duhur.
Ndërkohë që puna e SPAk mori një hov të ri gjatë periudhës së gjysmës së dytë të mandatit.
“Tashmë mund të themi që SPAK është në rrugën e duhur. Ka thyer mitin që zyrtarët e lartë nuk mund të ndëshkoheshin”, u shpreh Kraja.
Sipas tij pritshmëritë për SPAK kanë qenë të mëdha, por jo dhe realiste, karikimi i terpërt i opinionit publik, ishte një imazh i fryrë i asaj që po bënte realisht. Por për juristin Daci, kushdo që të zgjidhet nuk ka më asnjë justifikim nga ato që gjithë shqiptarët presin. /abcnews.al