Dritan Shano: Nga Shqipëria ikin më të mirët, ngelin më çyrykët

schedule21:30 - 2 Korrik, 2019

schedule 21:30 - 2 Korrik, 2019

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Dritan Shano i ftuar në “Provokacija” është shprehur se nga vendi kanë ikur pjesa më e mirë e shoqërisë dhe sipas tij këtu kanë mbetur më çyrykët.

Mustafa Nano: Këtu ekziston një ide që pjesa më e mirë e Shqipërisë e ka lënë këtë vend dhe me pjesën më të mirë e kam parasysh pjesën më të fisshme me një begraund urban dhe një edukim universitar dhe kjo e ka penalizuar fort atë fibrën civile të shoqërisë…

Dritan Shano: Jam dakord me këtë. Tani ka një gjë dhe është e vërtetë kjo se të gjithë guximtarët ose shumica e guximtarëve e kanë lënë këtë vend. Në këtë vend kanë ngelur pak guximtarë të cilët për 1 mijë arsye dhe rrethana kanë mbetur këtu. Tani nuk duhet ndonjë guxim për të ikur. Por për një qenie njerëzorë, të lërë shtëpinë, të lërë folenë, të lërë atë sigurinë do një lloj guximi sidoqoftë. Edhe pse atje ku ti shkon të pret një jetë më e mirë. Nuk duhet ndonjë guxim i madhe sot sepse ne jemi të stacionuar nëpër vendet e Evropës dhe dimë se ku po shkojmë. Ti sot kur ikën në Greqi do gjesh një kushëri sesbën që t’i zësh derën. Ai që ikte në ’91 dhe ajo që e priste ishte rruga. Kjo e diferencon këtë gjë. Por jam dakord me atë që t’i the sepse ka ik pjesa më e mirë. Ikin më të mirët dhe këtu ngelin më çyrykët. Sepse që të arrish të mbash çyrykët me bukë duhet të jesh më i zoti ti. Unë nuk jam dakord se këtë që mbeten nuk paskan fakultetin, nuk paskan aftësinë dhe kapacitetin që të veprojnë sipas vlerave evropiane ndaj të cilave ata kanë 30 vjet që ekspozohen./abcnews.al