U kap me 522 mijë euro të padeklaruara, Elidon Çela del nga burgu

schedule09:49 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 09:49 - 16 Dhjetor, 2022

Elidon Çela pronari i Agjencisë “Buon Aventura”, i cili u arrestua në portin e Durrësit me 516 mije euro te padeklaruara është liruar nga burgu në fillim të kësaj jave.

Burime nga gjyqësori i Durrësit bëjnë me dije se Çela është liruar me detyrim paraqitje nga Gjykata e Apelit Durrës.

Lexo edhe: U kap me 522 mijë euro të padeklaruara, Gjykata lë në burg Elidon Çelën

Ka qene gjyqtarja Anita Jella ajo që i ka kthyer lirinë Elidon Çelës me arsyetimin se lirimi i tij nga dhoma e paraburgimit nuk e pengon zhvillimin e hetimit. Ndërkohë po për shkak te hetimit shuma prej 516 mije eurosh vazhdon te qendrojë e sekuestruar.

Hetimi ndaj lushnjarit është shtrirë deri në Itali për të verifikuar burimin e të ardhurave. Çela u kap ne portin e Durrësit ne tetor të këtij viti, pasi në autobuzin me udhëtare, prone e tij, u gjenden 516 mije euro te fshehura ne pjesën e tavanit.

Lexo edhe: Mbi 520 mijë euro të padeklaruara, ABC zbardh dëshminë e Elidon Çelës: Janë kursime të familjes

Më 21 tetor policia kufitare e Durrësit gjeti 522 mijë euro të padeklaruara në tavanin e një autobusi që po vinte nga Bari, Itali.

Shumë e eurove u gjet e fshehur në tavanin e një autobusi të që lëvizte nga Bari në Shqipëri. Elidon Çela ishte shoferi dhe pronari i autobusit.

Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani transporti akuzohet nga organet ligjzbatuese. Ajo është hetuar edhe herë të tjera për të njëjtën shkelje si dhe kontrabandë mallrash.

Kujtojmë që të shtunën, po në portin e Durrësit, u sekuestruan 25 mijë euro, dhe këtë të padeklaruara./

/Abcnews.al/