Ukraina zbulon një dhomë torture për fëmijët në Kherson

schedule10:54 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 10:54 - 15 Dhjetor, 2022

Autoritetet në Ukrainë kanë zbuluar prova të torturës së fëmijëve në territorin e kontrolluar më parë nga forcat ruse.

Komisioneri i parlamentit të Ukrainës për të drejtat e njeriut, Dmitri Lubinets, tha në një konferencë për shtyp se kanë zbuluar dhoma torture që dyshohet se përdoreshin për fëmijët në zonat e Ukrainës verilindore dhe jugore.

“Për herë të parë kemi prova se fëmijët janë torturuar fëmijët. Po, është e vërtetë nuk ka kufi për cinizmin e Federatës Ruse”, theksoi ai.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë më parë se kanë zbuluar dhoma torture në rajonet Kharkiv dhe Kherson pasi forcat ruse u tërhoqën. Zyrtari ukrainas shtoi se një djalë 14-vjeçar në rajonin Kherson u arrestua dhe u torturua për fotografimin e pajisjeve ushtarake ruse të dëmtuara.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuara shtatorin e kaluar tha se të paktën një vajzë dhe tetë gra u përdhunuan në Ukrainë, ndërsa 359 burra dhe 47 gra u arrestuan.

Më 9 dhjetor, autoritetet ukrainase njoftuan se që nga fillimi i pushtimit shkurtin e kaluar, të paktën 443 fëmijë janë vrarë, 855 të tjerë janë plagosur dhe 330 të zhdukur.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!