Zjarr në një fabrikë nafte në Rusi, dy të vrarë dhe katër të plagosur

schedule07:35 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 07:35 - 15 Dhjetor, 2022

Një zjarr në një fabrikë nafte në qytetin Angarsk, në rajonin Irkutsk të Rusisë , afër Baikal, ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe ka plagosur katër të tjerë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Sputnik, duke cituar autoritetet lokale.

Zjarri shpërtheu në një fabrikë të përpunimit të naftës të Kompanisë Petrokimike Angarsk, e cila ka një sipërfaqe prej 2500 metrash katrorë, sipas Igor Kobzev, guvernator i Irkutsk.

Po punohet për zbardhjen e shkakut të incidentit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!