Padyshim një nga lojtarët më të mirë të kësaj Kupe Bote është mesfushori i Marokut, Sofyan Amrabat.
Në një intervistë për prestigjozen “Marca”, Amrabat foli për të ardhmen e tij, ku tashmë kërkohet nga ekipe elitare si Liverpool apo Atletico Madrid.
“Është një nder i madh të pëlqehem nga këto lloj klubesh. Tani për tani unë luaj për Fiorentina-n. Kam shumë respekt për klubin tim, është një ekip i madh. Kam një trajner të shkëlqyer dhe një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Roço Commisso, i cili më solli në Fiorentina. Unë kam shumë respekt për ta dhe për klubin.
Më pëlqen stili i lojës së Cholos. Ai fitoi shumë dhe unë kam shumë respekt për të. Lojtarët në ekipin e tij janë fizikisht të fortë dhe agresivë. Më pëlqen të luaj kështu.”,- u shpreh “ylli” i mesfushës marokene. /i.m /abcnews.al