Deputetja e PD dhe njëherësh kryetarja e komisionit parlamentar për integrimin europian Jorida Tabaku e ka komentuar Samitin e BE në Tiranë si një ngjarje të mirë për Shqipërinë, dhe si një perspektivë e re për vendin tonë në procesin e integrimit.
E ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, deputetja e PD Jorida Tabaku që ‘ishte një ngjarje e mirë për Shqipërinë, nuk ka rëndësi për politikë, kur bëhet fjalë e mirë për Shqipërinë, e vendos Shqipërinë në një perspektivë tjetër në procesin e integrimit. Tregon që integrimi është afër, jo për meritë të klasës politike’.
Sipas saj, procesi i integrimit aktualisht është pronë e qeverisë, pasi opozita nuk është e përfshirë në procesin e integrimit, dhe grupi parlamentar i PD po përpiqet që të ndryshojmë ligjin dhe që opozita të ketë një rol, ashtu sic u ftua PS në kohën që u bë anëtarësi i Shqipërisë në NATO./Abcnews.al/