Franca kritikon Italinë për emigrantët

schedule13:07 - 2 Korrik, 2019

schedule 13:07 - 2 Korrik, 2019

Franca vijon kritikat ndaj Italisë për sa i përket çështjes së emigrantëve, duke e cilësuar qëndrimin e ministrit të brendshëm Salvini, si të papranueshëm. Ndërsa ky i fundit ka reaguar duke i kërkuar Francës që të mos ofendojë, më por të hapë portet e saj për emigrantët.

Italia nuk është një vend i padenjë, por sjellja e zv/kryeministrit Salvini për sa i përket emigrantëve nuk është e pranueshme. Deklarata u bë nga zëdhënësja e qeverisë franceze. Por reagimi i ministrit të Brendshëm italian ka qenë i menjëhershëm: “Qeveria franceze duhet të ndalojë ofendimet dhe të hapë portet e saj, italianët kanë pranuar më shumë se c’duhet. Anijet e reja me emgrantë do të drejtohen për në Marsejë.”

Zëdhënësja e qeverisë franceze shpjegoi se qeveria italiane nuk ishte në lartësinë e duhur për sa i përket temës së emigrantëve. Edhe pse ajo shton se Italia është një vend i madh në Europë me një histori të përbashkët me Francën. Por Salvini, sipas saj, po fryn një temë të dhimbshme dhe komplekse për të cilën BE dhe Franca kanë treguar solidaritet ndaj Italisë.

Për sa i përket arrestimit të kapitenes së anijes “Sea Uatch 3”, Karola Raket, qeveria franceze shprehet se duhet respektuar drejtësia e një vendi sovran dhe Franca nuk ka ndërmend të kërkojë lirimin e saj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!