Kremlini: Nuk kemi marrë asnjë propozim nga Ukraina për armëpushim gjatë Krishtlindjeve

schedule12:15 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 12:15 - 14 Dhjetor, 2022

Kremlini ka deklaruar se nuk marrë asnjë propozim për një armëpushim gjatë  Krishtlindjeve në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje Rusisë këtë javë që të tërheqë trupat e saj deri në Krishtlindje, si hapi i parë drejt një marrëveshjeje paqeje, sipas mediave të huaja.

I pyetur nëse Moska kishte marrë ndonjë propozim për një “armëpushim gjatë Krishtlindjeve”, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Jo, asnjë ofertë e tillë nuk është marrë nga askush. Kjo temë nuk është në rendin tonë të ditës”.

Peskov tha të martën se nuk do të kishte paqe me Kievin derisa Zelenskyy të pranonte “realitetet” në terren, duke iu referuar rajoneve që ai aneksoi pas referendumeve, që Kievi dhe Perëndimi i kanë cilësuar si të rreme.

/abcnews.al