Shpërndante drogë afër shkollave, arrestohet 30-vjeçari

schedule12:12 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 12:12 - 14 Dhjetor, 2022

30- vjeçari Arben Kola është arrestuar nga policia  e kryeqytetit pasi shpërndante kanabis me doza në zonën e Don Bosko dhe në afërsi të shkollave.

Nën hetim është edhe motra e tij 32-vjeçare Xh.K, pasi në momentin e kontrollit në shtëpi nga policia tentoi të fshihte lëndët narkotike.

30-vjeçari e shtronte aktivitetin e tij në Don Bosko edhe afër shkollave. Në momentin e arrestimit ai kishte me vete doza droge, të cilat i kishte përgatitur për ti shitur.

Pas arrestimit policia zhvilloi një kontroll në shtëpinë e tij, ku motra e tij u përpoq të fshihte drogën. Më pas u kontrolluan ambjentet e jashtme dhe të brendshme të shtëpisë së tyre.

Gjatë kontrollit gjetën një sasi prej 2.5 kilogramë kanabis, rreth 250 doza të kësaj lënde narkotike të paketuara me qese farmaceutike, 3 peshore elektronike dhe qese të tjera farmaceutike që do të përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza si dhe  3 aparate celulare.

I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa motra e tij akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, pasi ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që mbante vëllai i saj, në banesë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!