VIDEO/ Momenti kur dy helikopterë kërkojnë për viktima dhe të mbijetuar në Kanalin Anglez

schedule11:26 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 11:26 - 14 Dhjetor, 2022

Tre persona kanë humbur jetën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në Kanalin e ngrirë anglez në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Thirrjet e urgjencës që raportonin se anija ishte në rrezik u morën nga roja bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar pak para orës 3 të mëngjesit.

Ky është operacioni i parë i madh i njohur i shpëtimit i nisur në Kanal,  që pas nëntorit të 2021, pasi të paktën 27 migrantë dihet se kanë humbur jetën pasi gomone e tyre filloi të zhytej në ujë.

 

LBC raporton se 43 njerëz janë shpëtuar të gjallë nga fatkeqësia, por po luftojnë për jetën e tyre në spital.

Faqja e internetit e radarëve të Trafikut Detar tregoi një grup anijesh në kanalin midis Lydd në Kent dhe Cap Gris Nez në Francë .

Burimet e përfshira në operacionin e kërkim-shpëtimit thanë se kishte ‘vdekje’ dhe se ‘viktimat po transportoheshin me helikopter’ nga deti.

/abcnews.al/