EMRI/ E sulmuan në shtëpi pasi çoi fëmijët në shkollë, shqiptari gjendet i pajetë nga bashkëshortja në Itali

schedule10:03 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 10:03 - 14 Dhjetor, 2022

Një shqiptar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Castelli Romani në Itali.

49-vjeçari Petrit Caka u gjet i pajetë në tokë nga bashkëshortja, e cila më pas njoftoi ambulancën, por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.

Për momentin hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë dhe priten rezultatet e raportit të mjekësisë ligjore. Në trupin e 49-vjeçarit kishte shenja të qarta të një përleshjeje që sugjeron se ishte një vrasje.

Sipas mediave italiane, pasi ka shoqëruar tre fëmijët në shkollë mëngjesin e djeshëm, burri është kthyer në shtëpi dhe aty është sulmuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!