Dua Lipa përflitet se ka nisur një romancë të re me muzikantin Jack Harlow. Ylli shqiptar me famë botërore, e cila mbylli pak ditë më parë turneun botëror në Tiranë, thuhet se po del me 24 vjeçarin pasi u takuan në një event në Los Angeles. Sipas Page Six, ata kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm.
“[Ata kanë qenë] në komunikim të vazhdueshëm. Jack ishte shumë i interesuar për të. Ai do të bëjë më të mirën, pasi ka qenë gjithmonë një fans i saj”, tha burimi duke pretenduar se Jack udhëtoi në New York për t’u takuar me Duan pas paraqitjes në Z100 Jingle Ball. Madje thuhet se ishin parë duke ngrënë drekë së bashku të nesërmen.
Jack ka qenë prej kohësh një fans i Duas, madje ka shkruar një këngë me emrin e saj në albumin e tij të fundit “Come Home the Kids Miss You”. Ndërkohë, Dua tha pak javë më parë se ishte beqare. “Për mua, ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë.”, u shpreh këngëtarja.
Ajo më parë ndezi thashethemet se kishte nisur një romancë me Trevor Noah pasi të dy u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar në Neë York City në shtator.
/abcnews.al