Një i burgosur është gjendur pa shenja jete ditën e sotme në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njoftoi se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E. është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij.
Sipas Kosovapress ndërhyrja e stafit ka qenë e menjëhershme, po ashtu dhe e stafit mjekësor dhe të emergjencës së qytetit.
Por, pavarësisht përpjekjeve, shtetasi i burgosur nuk ka mundur të mbijetojë.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.
Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes, thuhet në njoftim./Abcnews.al