SPANJË – Njëmbëdhjetë vjet burg (nëntë për krim kundër shëndetit publik dhe dy për integrim në grup kriminal) është ajo që kërkon prokuroria për një shqiptar që jetonte në A Illa të Spanjës.
Shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur akuzohet se futi në këtë zonë dhe shiti sasi të mëdha heroine.
Faktet, të cilat do të gjykohen në Gjykatën Provinciale të Pontevedra midis të enjtes dhe të premtes, datojnë që nga janari 2020 , kur Garda Civile dhe Policia Kombëtare çmontuan një grup kriminal që vepronte në të gjithë gadishullin në kuadër të operacionit Fireball-Kazino.
Po ashtu shqiptari kërkohet që të gjobitet edhe me 1.2 milion euro.
/abcnews.al/