Fiori Dardha ka kujtuar nënën e saj të ndjerë përmes një postimi në rrjete sociale në atë që do të ishte 70 vjetori i saj i lindjes. Moderatorja ka ndarë një foto me të ëmën nga dasma e saj ndërsa shkruan se është munduar që të jetë sa më shumë pozitive pasi nuk donte t’i “dhuronte” asaj lot trishtimi.
Postimi i plotë:
U përpoqa shumë ta kaloja këtë 12 dhjetor si një ditë të zakonshme, sepse në ditën e 70 vjetorit, nuk doja që nënës sime t’i “dhuroja” lot trishtimi!
E mbajta veten, edhe kur, që në mëngjes, lulet e ditëlindjes ia vendosa tek vendi ku e shtrenjta ime prehet.
Edhe në punë tentova të mos transmetoj ndjesi trishtimi tek kolegët.
E përmbajta veten edhe kur Abeli (djali im 10 vjeçar), e kujtoi me shumë mall gjyshen e tij…
Por, mesa duket për zbrazëtinë e madhe dhe mallin që më përvëlon, lotët janë i vetmi “shpëtim”!
Madje, tani pyes veten: Pse po i publikoj këto ndjesi, që tek e fundit, janë kaq personale?
Sepse ndonjëherë kemi nevojë ta “bërtasim” fort dhimbjen, pikëllimin, mallin…
Sot, në familjen tonë duhet të ishte ditë feste, por syshkruara jonë feston mes ëngjëjsh! ?
Sa do të doja një përqafim… t’i ndieja aromën e të më pushtonte me krahët e saj, që për mua ishin vendi më i sigurt e më i paqtë në botë! ?
Mama ime… rrezja që më ngroh shpirtin, edhe në momentet më të vështira! ❤️
Faleminderit Zot për çdo ditë që e patëm pranë, të shtrenjtën tonë! ?
P.S: Lum kush i ka nënat! Përqafojini fort çdo ditë!
Bëjeni edhe për ne që përqafimet e ëngjëjve tanë, i presim vetëm në ëndrra! ?
View this post on Instagram
/abcnews.al