Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tagliafico: Kroacia është një ekip i strukturuar, duhet të marrim masa paraprake

schedule20:29 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 20:29 - 12 Dhjetor, 2022

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së nesërme me Kroacinë, disa fjalë i tha dhe mbrojtësi i majtë, argjentinas, Nicolas Tagliafico.

Mbrojtësi i Lyon, e konsideroi përballjen me Kroacinë shumë të vështirë, me kroatët që kanë një ekip të mbledhur, me mesfushë e mbrojtje të pakalueshme.

“Kroacia është një ekip shumë i strukturuar. Ne duhet të marrim masat paraprake. Ne po shihnim pak lojën ndaj Brazilit. Ata kanë lojtarë, lojtarë me cilësi të lartë. Do të jetë shumë e vështirë, duhet t’i kushtoni vëmendje detajeve. Ata kanë lojtarë me cilësi të lartë, ne përpiqemi të përqendrohemi te vetja, te lojtarët tanë, te ekipi, te pikat e forta. Së bashku kemi një plan loje që të mund t’i luftojmë. Ne dimë si t’i përballojmë, është një gjysmëfinale dhe kundërshtari është i fortë”,- është shprehur Tagliafico. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!