“Akuzat për korrupsion kundër zëvendëspresidentes të Parlamentit Europian janë jashtëzakonisht shqetësuese ,” tha në një deklaratë të hënën presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.
“Akuzat janë jashtëzakonisht shqetësuese, shumë serioze ,” tha ajo, duke theksuar se propozon gjithashtu krijimin e një organi të pavarur të etikës për të mbuluar institucionet e BE.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka shprehur gjithashtu shqetësimin e tij për zhvillimet në lidhje me skandalin që ka prekur Parlamentin Europian duke marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm.
I pyetur se çfarë do të thotë për marrëdhëniet me Katarin, por edhe për implikimet, Borrell vuri në dukje se ai nuk është një “gjyqtar”.
/abcnews.al