Flet eksperti: Mbajtja e portofolit ne xhep dëmton shtyllën kurrizore

schedule12:36 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 12:36 - 12 Dhjetor, 2022

Ditën e sotme në “Abc-në e mëngjesit” fokus ishte shëndeti ku u fol për deformimet e shtyllës kurrizore si dhe faktorët që sillnin këtë problem. Në studio ishte i ftuar Ilvi Begolli, fizioterapist pranë QSUT si dhe koordinatori i Departamentit të Mjekësisë në FSHF. Sipas tij faktorët ishin të ndryshëm duke nisur që nga  mënyra se si qëndrojmë, tek fëmijët nga mënyra se si e mbajnë cantën, por edhe tek mënyra se si ne e mbajmë portofolin në xhepat tanë.

Mbajtja e portofolit në xhepat e pasëm ndikon në prishjen e biomekanikës së kolonës dhe prandaj është e rëndësishme që në momentin që ulemi të sigurohemi që xhepat tanë të jenë bosh. Sidomos për ata persona që qëndrojnë për kohë të gjatë ulur deri ne 8 orë pa lëvizur.

Që të kemi një trup të ekuilibruar dhe shtyllë kurrizore të drejtë duhet të ruajmë balancat, duke nisur që nga modifikimi i tavolinave dhe karrigeve dhe të alternojnë punën duke punuar si në këmbë ashtu edhe ulur. Në këtë mënyrë do të kishim më pak kosto në shëndetin tonë si dhe një shtyllë kurrizore të drejtë dhe pa deformime./abcnews.al