Selman Lajçi, 53-vjeçari nga Kosova i arrestuar në portin e Durrësit me disa armë, është lënë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës.
Edhe pse 53-vjeçari theksoi se është i apasionuar pas koleksionimit të armëve, kjo nuk e ka bindur gjykatën.
Lajçi, i cili jetonte në Durrës u arrestua të mërkurën në mbrëmje teksa zbriti nga trageti i linjës Ankona -Durrës dhe u vu nën akuzë për trafikim të armëve të zjarrit.
Në makinën Land Rover me targa zvicerane u gjetën të fshehura nëpër dyer shotgun, snajper e pistoletë, pushkë si dhe 1367 fishekë luftarak e 800 fishekë për armë gjahu.
/abcnews.al/