Denaj për rritjen ekonomike në tremujorin e parë të vitit: Sipas parashikimeve

schedule15:37 - 1 Korrik, 2019

schedule 15:37 - 1 Korrik, 2019

Situata politike në vend pritet të ndikojë në rritjen ekonomike. Ministrja e Financave Anila Denaj e bëri të ditur në një deklaratë për mediat, ndërsa u shpreh sa për tremujorin e parë të vitit ekonomia rezultoi sipas parashikimeve të qeverisë.

Rritja ekonomike nga janari deri në mars në nivelin e 2.21 % sipas Institutit të Statistikave ka rezultuar sipas parashkimeve të qeverisë.  Ministrja e Financave e theksoi në një deklarate për mediat.

Efekte negative në rritjen ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit dhanë mbyllja e lojrave të fatit, prodhimi i energjisë elektrike dhe bujqësia.

Ekonomia shqiptare sipas ministres së Financave pritet të përballet me të tjera rreziqe.

Ndërkohë gjatë tremujorit të parë të vitit papunësia zbriti në 12.1%, ndërsa numri i të punësuarve u rrit me 1.5%. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!