LIBRAZHD- Probleme të shumta janë shfaqur në Librazhd për shkak të motit të keq. Akset rrugore janë të hapura për qarkullimin e mjeteve por gjatë natës ka pasur prani inertesh në aksin Elbasan-Qafë Thanë.
Në furnizimin me energji elektrike ka disa ndërprerje për shkak të defekteve në Nj.A Rrajce bashkia Prrenjas, Nj.A Sterbleve bashkia Librazhd. Në terren janë punonjësit e OSHE të cilët po punojnë për riparimin e defekteve.
Nuk paraqesin problem prurjet e lumenjëve e të përrenjve. Në Rrapun janë hapur digat dhe deri tani nuk ka raportime për përmbytje.
/abcnews.al