Zëvendëskryeministri italian i bën thirrje Vuçiçit të zbusë tensionet në Kosovë

schedule17:20 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 17:20 - 10 Dhjetor, 2022

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës kanë qenë në fokus të një bisede telefonike që Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani.

Siç njoftoi Presidenca në një deklaratë në Beograd, Tajani nënvizoi nevojën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, duke shpresuar në zbutjen e tensioneve dhe kthimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës, shkruan Ansa.

Vuçiç nga ana e tij theksoi se kusht për këtë është respektimi i marrëveshjes së Brukselit, me krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, për të cilën Prishtina u angazhua me nënshkrimin e saj gati dhjetë vjet më parë.

Pjesa tjetër, shtoi Vuçiç, është rezultat i hapave dhe vendimeve të njëanshme të Prishtinës.

Serbia, pretendon Vuçiç, mbetet e përkushtuar ndaj një politike paqeje dhe stabiliteti./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!