Ndërkohë që rezultati nuk pritej befasues, por nga procesi i votimit nuk kanë munguar çuditë. Në 10 prej bashkive ku ka mbaruar procesi i votimit janë shënuar parregullsi.
KQZ mbrëmjen e së dielës deklaroi se pjesëmarrja në votime në të gjithë Shqipërinë ka qenë 21.6%. Ndërkohë që në disa prej bashkive të vendit numërimi i votave vijon ende, në Bashkinë e Urës Vajgurore, Bulqizës, Divjakës, Himarës, Lushnjes, Malësi e Madhe, Memaliaj, Vorë, Maliq dhe Vau i Dejës kandidatë kanë fituar më shumë vota sesa numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë në votime.
Ura Vajgurore– Sipas shifrave të KQZ, në Urën Vajgurore pjesëmarrja ka qenë 19.18% ose 5900 votues. Sipas të njëjtave të dhëna nga KQZ, në këtë bashki numërimi ka përfunduar dhe kandidatja Juliana Memaj ka fituar me 7666 vota, pra 1766 vota më shumë se numri i votuesve në total.
Vorë- Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 6120 votues dhe kandidati ka fituar me 6208 vota.
Memaliaj/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 4150 votues dhe kandidati ka fituar me 4206 vota.
Malësi e Madhe/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 7600 votues dhe kandidati ka fituar me 7772 vota.
Lushnje/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 27243 votues dhe kandidati ka fituar me 28086 vota.
Himarë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 4162 votues dhe kandidati ka fituar me 4209 vota.
Divjakë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 13000 votues dhe ka fituar me 13513 vota.
Bulqizë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 7500 votues dhe kandidati ka fituar me 7529 vota.
Në Vaun e Dejës/ Kanë votuar 5166 persona, kandidati ka fituar me 6223 vota.
Maliq/ Kanë votuar 12.005 persona, kandidati ka fituar me 13.273 vota.
/abcnews.al