Dojna Mema dhe Vlashent Sata u bënë prindër për herë të parë në muajin gusht dhe u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Nolan Sol. Moderatorja ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit në rrjete sociale momente të ndryshme me vogëlushin e saj ndonëse s’e ka zbuluar portretin e tij.
Së fundmi, ajo ka ndarë disa foto të tjera ku shihet duke i dhënë gji djalit. Krahas fotove ajo shkruan se ky vit ka qenë mjaft i rëndësishëm për të pasi u bë nënë. “Ky vit më dha gjithë botën! Mbani zemrën çelur, e shpirtin gjithmonë ngrohtë ♥️”, ka shkruar moderatorja.
/abcnews.al