Në Bashkinë e Vorës janë konstatuar parregullsi në fletët e votimit. Gazetarja e ABC News raporton se në listën e emrave të votueseve janë edhe emrat e dy personave që kanë ndërruar jetë. Nga ana tjetër ajo konfirmon se në qendrën e votimi ka gjithsej 479 votues ku 185 prej tyre jetojnë jashtë vendit.
“Deri në këto momente në KZAZ-në numër 6 në bashkinë e Vorës situata paraqitet e qete dhe nuk ka pasur incidenti. Në këtë KZAZ në qendrën e votimit 15/56/ 1 ekzistojnë emrat e dy personave të cilët kanë ndërruar jetë dhe nuk duhet të ishin në lista e votimit. Po në këtë qendër votimi nga 479 votues 185 prej tyre rezultojnë se janë emigrantë dhe janë jashtë vendit. Ndërkohë që në qendrën e votimit komisionerët jashtë kamerave shprehen se procesi ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur incidente. Ndërsa pjesëmarrja e votueseve ka qenë më e ulët rreth orëve të mesditës edhe për shkak të temperaturave të larta”./abcnews.al