Një 66-vjeçar në Kamëz është arrestuar pasi ka grisur fletën e votimit. Shtetasi Astrit Çuçka gjithashtu ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.
Njoftimi i policisë
“Gris fletën e votimit, tenton të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit, arrestohet në flagrancë nga Policia
Arrestohet në flagrancë 66 – vjeçari, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.5 Kamzë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamzë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV Nr. 1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit
Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm
Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmëndur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”./abcnews.al