OKB-ja thotë se Ukraina po përjeton torturë kolosale

schedule09:17 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 09:17 - 7 Dhjetor, 2022

Shefi i agjencisë humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, tha se Ukraina po përjeton torturë “kolosale” dhe po vuan nga shkatërrimi i infrastrukturës së saj nga Rusia.

Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës kanë sjellë frikë serioze për një dimër pa ngrohje ose energji elektrike të duhur.

Kështu deklaroi ai më 6 dhjetor gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Me këtë pretendim u pajtuan aleatët perëndimorë të Ukrainës, por ai u kundërshtua nga Rusia.

Griffiths foli edhe për “vdekjet, zhvendosjet dhe vuajtjeve e përhapura” të ukrainasve.

Ai tha se më shumë se 14 milion njerëz janë zhvendosur – 7.8 milionë në Evropë dhe 6.5 milion brenda vendit.

Nga të zhvendosurit jashtë vendit, më shumë se një milion janë regjistruar në Gjermani, sipas Ministrisë së Brendshme të këtij shteti. Në Francë janë regjistruar rreth 119.000, në Itali rreth 173.000 dhe Spanjë rreth 154.000 refugjatë.

Ndërsa Polonia ka strehuar shumicën, me më shumë se 1.5 milionë ukrainas.

Sipas Griffiths, mbi 17 mijë civilë janë vrarë, duke përfshirë 419 fëmijë, megjithëse Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) beson se “shifra e vërtetë është shumë më e madhe”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!